Fatmir Arifi: Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, një akt i që duhet të kundërshtohet

Fatmir Arifi, luftëtari i lirisë, tani profesori në Institutin e Historisë “Ali Hadri”  ka reaguar për arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së. Ndër të tjera ai ka shkruar:  Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar shqetësim të madh me arrestimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, në pikën kufitare të Jazhincës më 17 korrik 2024. Arrestimi u krye bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, një praktikë kjo që është kritikuar vazhdimisht nga autoritetet dhe qytetarët e Kosovës. Ky incident ka ngritur pikëpyetje lidhur me qëndrimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së,  dhe bashkëpunimin e saj me Serbinë. Arrestime të ngjashme janë realizuar më parë vetëm nga autoritetet serbe, dhe tani kjo praktikë është përhapur edhe në vendet fqinje.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …