Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj thotë se qeveria Kurti ka dështuar në procesin e dialogut. Sipas saj, për shkak të qasjes së gabuar të Kurtit, aleatët e Kosovës po kërkojnë që zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të nisë më procedurat për themelimin e Asociacionit. Ajo thotë se kjo është e dëmshme për vendin, pasi nuk dihet se a do të vazhdojë me zbatim të marrëveshjes edhe pala serbe. Duke mos qenë bashkëpunues dhe duke menduar që edhe me faktorin ndërkombëtar kjo qeveri është munduar me lu me dy karta, të pranojë dhe të deklarojë diçka tjetër në Bruksel dhe tjetër gjë në Kosovë. Kur është pranuar plani franko-gjerman, s’ka pas ndarje të ndonjë marrëveshje që me pas rëndësi sikurse tash që i jepet rëndësi Asociacionit brenda marrëveshjes. Tash po gjendemi në një situatë që po kushtëzohet që fillimi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të nisë me Asociacionin. Kosovën kjo e vendos në një situatë jo shumë të lakmueshme, pasi në këtë rend nuk dihet a do të zbatohet nga pala tjetër, apo veçse do të marrin Asociacioni njëjtë sikurse ndodhi me tokat e Manastrit të Deçanit. Kjo qasje në dialog e ka dëmtuar dhe kthyer prapa Kosovën. Ky drafti i Asociacionit është forma më e keqe e mundshme që mund t’i ndodh Kosovës, pasi me këtë Asociacion shihet se do të ketë kompetenca ekzekutive dhe do të ketë një autonomi”, thotë ajo
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …