Donald Trump deklarohet i pafajshëm nën akuzat për tentim përmbysje të rezultateteve në zgjedhjet presidenciale

Donald Trump: Unë do t’i jap fund luftës, në Ukrainë, e cila mori kaq shumë jetë e shkatërroi shumë familje të pafajshme

Për të parën herë, që nga koha kur Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai ka folur me telefon me kryetarin e  Ukrainës. Vladimir Zelensky. Kryetari i Ukrainës dhe unë patëm një telefonatë shumë të mirë, tha Trump.  Ai më përgëzoi për një Konventë Kombëtare Republikane shumë të suksesshme dhe për kandidaturën time si Republikan për President të Shteteve të Bashkuara. Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të shtunën e kaluar dhe vuri në dukje se populli amerikan u bashkua në frymën e Unitetit gjatë këtyre kohërave”, tha Trump në një postim të tij. Biseda mes tyre përmes telefonit vjen një ditë pasi Trump pranoi zyrtarisht nominimin e Partisë Republikane për president, por edhe pas shqetësimeve të shtuara në Evropë për politikën që ish-Presidenti do të ndjek në raport me luftën Rusi-Ukrainë, pasi të vijë në pushtet në nëntor. Unë e vlerësoj Presidentin Zelensky për kontaktin sepse unë, si Presidenti juaj i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, do të sjell paqe në botë dhe do t’i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë dhe ka shkatërruar familje të panumërta të pafajshme. Të dyja palët do të jenë në gjendje të bashkohen dhe të negociojnë një marrëveshje që i jep fund dhunës dhe hap një rrugë përpara drejt prosperitetit”, shprehet Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …