leoni

Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Szunyog: Për të ia hequr sanksionet Kosovës duhet të pajtohen 27 shtetet anëtare të BE-së, ashtu sikur ia kanë vendosur

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Sunyog, në përfundim të mandatit në Kosovë, ka thënë se projektet tona në  vitet e fundit janë më pak të dukshme, pasi ato fokusohen në fusha si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, reforma e administratës publike, mjedisi dhe energjia e gjelbër etj, dhe jo ndërtim urash ose të ngjashme. Ai ka veçuar disa nga momentet më të mira që ka kaluar në Kosovë, por edhe disa momente të këqija. “E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe ky angazhim iu ka  premtuar Kosovës dhe rajonit qysh në vitin 2003 në Samitin e Selanikut. Kjo ishte një nga deklaratat “shpresëdhënëse” të Szunyog për kosovarët, të cilën me siguri e kanë përsëritur edhe pararendësit e tij.  Ambasadori Szunyog duke folur për masat që janë vendosur ndaj Kosovës, para më shumë se një viti, ka theksuar se ato janë vendosur pas ngjarjeve të 29 majit të vitit të kaluar dhe sulmit ndaj KFOR-it në Zveçan, e kjo situatë serioze, e ka detyruar BE-në që të reagojë. Të mos harrojmë se BE-ja që nga viti 2008 ka investuar 1.7 miliard euro, në Kosovë, kjo e bën atë  donatorin më të madh, në Evropë, saktësoi Szunyog. EO

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …