Izet Mexhiti: Njihet për korripsion masiv dhe marrjen e apartamenteve në çdo ndërtesë ilegale në Çair, ndërtimet dhe uzurpimet joligjore si dhe për emërimin e familjarëve të tij në poste drejtuese të institucioneve shtetërore. Kjo tregon qartë se si nepotizmi dhe korrupsioni kanë mbizotëruar në politikat e tij.
Arben Taravari: Skemat e korrupsionit gjatë kohës së tij si kryetar i Gostivarit janë të njohura për të gjithë, por edhe si ministër, përfshirë listën pozitive të ilaçeve, aparaturat dhe pajisjet, parkingjet e planifikuara, si dhe çdo tender tjetër në shëndetësi, përfshirë edhe shtëpitë e “dhuruara” në Shkup e Gostivar. Ai ka manipuluar dhe përvetësuar fonde publike për interesa personale, duke shkatërruar besimin e qytetarëve të Gostivarit dhe shëndetësinë në vend.
Bilall Kasami: Çdo gjë që ai prek, e ngjit me korrupsion. Projektet pa buxhet, pagat që nuk i ka dhënë, punët pa projekte dhe pa leje, reketimi i bizneseve në Tetovë, janë vetëm disa nga aferat e tij që dëshmojnë për korrupsionin e tij të shfrenuar. VLEN është një sinonim i koalicioneve korruptive dhe të tradhtisë ndaj interesave të shqiptarëve.
Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për të vërtetën dhe të mos bien pre e manipulimeve dhe shpifjeve të tyre. BDI mbetet e përkushtuar për të luftuar kundër çdo forme të korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve me transparencë dhe integritet. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, duke mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.