Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shfaqur keqardhje për nivelin e ulët që ju ofron qeveria komunave për bashkëpunim. Ai ka thënë se kurrë s’ka pasur këso mungese bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal dhe se ky mosbashkëpunim po i dëmton tepër shumë qytetarët, qoftë të Skenderajt qoftë tp komunave tjera. “Për keqardhje, të them të drejtën, prej 2009 që jam në institucionet publike në funksione dhe përgjegjësi të ndryshme, një mungesë bashkëpunimi të tillë në përvojën time institucionale nuk e kam vërejtur asnjëherë. Nuk e di arsyen përse!, ka theksuar kryetari, Fadil Nura. Ai ka shtuar më tutje se dëmet që kanë pësuar qytetarët dhe bizneset e Skenderajt gjatë vitit 2023 nga vërshimet, janë rreth 12 milion euro por qeveria nuk ka ndërmarr hapa të duhur për të ju dal në ndihmë atyre dhe ka tërhequr vërejtjen se disa biznese tani më janë para kolapsit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …