Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka lënë të nënkuptohet se ideja për greva në arsim është nxitur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke komentuar paralajmërimin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë mbi mundësinë e grevës në arsim në shtator, ajo ka thënë se është mirë të analizohet se nga kush po motivohen këto greva. “Duke filluar prej deklaratave të tij, pas takimit me zotin Haradinaj, ku thotë që mënyra e shpërndarjes, është njëra ndër tekstet ku ai e përmend njëra nga arsyet për grevë është jo vetëm se e pakuptueshme, por në fakt e shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, sepse të gjitha raportimet nga shkollat, nga mësimdhënësit, nga drejtorët janë që kjo mënyrë e subvencionimit e teksteve është një lehtësim për shkollat” ka theksuar mes tjerash, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …