leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Hoti: Qeveria Kurti nuk ka lënë asnjë gjurmë të investimeve në projekte kapitale në Kosovë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka konstatuar se Qeveria Kurti nuk ka lënë asnjë gjurmë të investimeve në projekte kapitale në Kosovë.  Ai ka saktësuar se ndonëse për katër vite, kjo qeveri ka pasur në dispozicion 12 miliard euro, ende nuk ia ka dal ta realizon as edhe një projekt të madh, sikur kanë realizuar qeveritë paraprake. “Këta po e përmbyllin mandatin e tyre, dhe nëse ende nuk ki se çfarë të raportosh si punë të kryera, suksese të arritura, realizim të premtimeve që janë bërë më herët, atëherë ti i kthehesh kritikave për qeveritë e kaluara. Janë rreth 12 miliardë euro që kanë pasur në dispozicion për këto katër vite, një shenjë nuk e kanë lënë në Kosovë. Sepse kur e kryen mandatin qeverisës një qeveri e lenë një gjë mbrapa, e bënë një autostradë siç është bërë në të kaluarën, një rrjet të shkollave ose sigurimet shëndetësore. Komplet ekipi, prej kryeministrit e Qeverisë, nuk e gjen një ministër që është korrekt, objektiv, punëtor i qon përpara objektivat që i ka brenda fushës së vet. Në cilin do ministri që e merr ju do të gjeni një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore” ka thënë në mes tjerash, deputeti, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …