Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se e ka shtuar nivelin e kontrollit për ngarkesat me produkte të shpendëve nga Brazili. Këto veprime janë ndërmarr pas shpërthimit të sëmundjes Newcastle. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se ka pranuar paralajmërim prej Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij. “Në bashkëpunim me organet e sigurisë dhe me Doganën e Kosovës, do të sigurohet për të kryer një kontroll të detajuar të secilës ngarkesë. Në listën e produkteve që duhet kontrolluar janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë” thuhet në njoftimin e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke shtuar se sëmundja Newcastle nuk është shqetësuese për shëndetin publik.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …