Grenell

Richard Grenell: Lufta midis Rusisë e Ukrainës kishte shkak bllokimin që gjermanët i bënë projektit të Europës, Nord Stream 2

Në një intervistë për mediat gjermane, diplomati që po flitet  se do të marrë detyrën e Sekretarit të shtetit në rast të një fitoreje të Donald Trump, Richard Grenell, ka deklaruar se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e ka pasur një shkak dhe ajo është bllokimi që gjermanët bën ndaj projektit gjigand të Europës, Nord Stream 2. Në intervistën për Die welt, Grennell, një njohës i mirë edhe i raporteve Kosovë-Serbi, vuri në dukje rolin e Donald Trump për të mbrojtur Europën dhe planit të tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Në Evropë po zhvillohet një luftë. Nuk kishte luftë kur Donald Trump ishte president. Kur isha në Gjermani, mbrojta politikat e Donald Trump. Qeveria gjermane ka qenë tepër e tmerrshme për politikat e Donald Trump kundër Nord Stream 2, udhëzimet për të përmbushur objektivin prej 2 për qind të NATO-s dhe politikave tona shtrënguese duke u thënë kompanive gjermane që të mos bëjnë biznes me Iranin. Tani mund të argumentoj se Nord Stream 2 ishte një nga arsyet që kemi luftën në Ukrainë. Dhe nëse Iranit do ti ishte bërë presion, ai nuk do të kishte para për të mbështetur Hezbollahun dhe Hamasin dhe për të bërë një luftë në Izrael”, tha Richard Grenell, ish-ambasador i Amerikës,  në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …