RLIOF: Koncerti ‘Nexhmije Pagarusha’ mbahet sonte, e hënë, 22 korrik, nga ora 20:30 në sheshin “Skënderbeu”.

Ftesë nga RLIOF

Me kënaqësi të madhe ju dërgojmë ftesën tonë të përzemërt për të qenë pjesë e mbrëmjes dedikuar muzikës shqiptare “Nexhmije Pagarusha” që edhe këtë vit zë vend të veçantë në programin e Rame Lahaj International Opera Festival.

Koncerti ‘Nexhmije Pagarusha’ mbahet sonte, e hënë, 22 korrik, nga ora 20:30 në sheshin “Skënderbeu”.

Në harmoni perfekte me temën “T’knoft zemra”, kjo mbrëmje e festivalit sjell në skenën e ngritur në qiellin e hapur të sheshit “Skënderbeu” artisten ndërkombëtare: mezo-sopranon e njohur nga Egjipti, Farrah El Dibany.

Kryevepra të muzikës shqipe gjatë kësaj mbrëmje do të interpretohen edhe nga sopranot Adelina Thaçi e Kaltrina Miftari, baritoni Artur Vera si dhe Keli Band.

Bashkohuni me ne dhe ndajeni këtë eksperiencë unike me publikun tuaj! 

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës zgjeron flotën me 7 automjete të reja, për shërbime më efikase të transportit të dërgesave postare

Posta e Kosovës ka shtuar flotën e saj me 7 automjete të reja, duke zgjeruar …