Gjermania ka paralajmëruar Turqinë se kthimi i dënimit me vdekje do të mbyllë përfundimisht diskutimet për anëtarësim në BE. Së fundmi, kryetari turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se ekziston mundësia që në Turqi të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik nga një pjesë e ushtrisë së vendit. Madje, parulla ‘Duam dënim me vdekje’ brohoritej nga përkrahësit e Erdoganit që dolën në natën kritike kundër puçistëve. Duhet të përkujtohet se Turqia ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004 me kërkesë të BE-së. Poashtu, shteti turk ka përfituar 3 miliardë euro nga Brukseli për çështjen e refugjatëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …