Njoftimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për tërheqjen nga gara presidenciale pritet të jetë temë kryesore në një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mbahet sot. Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije. AI i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump. Megjithatë, vendimin përfundimtar për kandidatin do ta marrë Partia Demokratike. Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, i cili zgjati nga viti 2017 deri më 2021. Në një pjesë të madhe të BE-së tani ka frikë se një mandat i dytë i tij do të mund të ketë pasoja të gjera për luftën në Ukrainë, për tregtinë globale dhe për sigurinë evropiane në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …