Në përvjetorin e 14-të të konstatimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi rëndësinë e këtij vendimi për legjitimitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik. Ai tha se ë 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesionalë në bashkëveprim me miqtë strategjikë, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike. Ai përmendi rolin kyç të aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë gjatë kësaj periudhe sfiduese. Kosova, në gjithë këtë periudhë me sfida, ishte krah aleancës së pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë”, saktësoi Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …