Qeveria e Kosovës është shprehur e zhgënjyer pas vendimit që ka marrë Bashkimi Evropian në lidhje me heqjen e vizave për serbët që jetojnë në Kosovë. Shprehim zhgënjimin tonë me vendimin që ka marrë Bashkimi Evropian në lidhje me “liberalizimin e vizave” për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara nga autoritetet serbe, për qytetarët serb të Kosovës. Cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta, do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona. Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në mospërputhje me realitetin. Po ashtu, e pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet që munden dhe do të përcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë, thuhet më një njoftim për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …