Këshilli i BE-ë ua heq vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur t’ua heq vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Miratimi i rregullores së re anulon përjashtimin që aplikohej më herët, thuhet në njoftimin  zyrtar  BE-së. Vendimi do të zbatohet pasi të hyjë në fuqi (në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së). Në fund të deklaratës së BE-së thuhet se “nga dhjetori i vitit 2009, mbajtësit e pasaportave biometrike serbe ishin të përjashtuar nga kërkesa për vizë kur udhëtonin në zonën Schengen. Komisioni Europian kishte propozuar heqjen e vizave për poseduesit e këtyre pasaportave në nëntor të vitit të kaluar dhe këtë e mbështeti edhe Parlamenti Europian në prill të këtij viti, përkundër kundërshtimit nga Kosova. Kosova nuk i njeh pasaportat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës dhe poseduesit e tyre nuk mund të udhëtojnë me to nga aeroporti i Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …