leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe atë nën kryesimin e Bekim Azizit. Ai fillimisht i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Megjithatë para shqyrtimit të pikave të paraparë të rendit të ditës anëtarët e këtij komiteti parashtruan pyetje, kërkesa dhe shqetësime të ndryshme. Ata kërkuan sqarime dhe informata se a do të jenë të gatshëm për 1 shtator objekti i shkollës së re fillore “Hailil Alidema” në Pozheran por edhe Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”- Viti.  Gjithashtu u kërkua edhe që në Pozheran të bëhen edhe disa shenjëzime në rrugë që të rritet siguria në trafik si dhe u kërkua që të rritet dinamika e punimeve të në qytetin e Vitisë. Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash  pas shqyrtimit dhe plotësimit nga anëtarët e KPF me shumicë votash u aprovuan këto pika: Procesverbali nga mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politike dhe Financa; Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2024; Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik projekt planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2025; Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik draft rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2025. Gjithashtu u dha edhe një informatë nga drejtoria komunale e Arsimit dhe atë për lidhur me procesin edukativo arsimor dhe përfundimi i gjysmë vjetorit te dytë për vitin shkollor 2023-2024. Në këtë takim pos anëtarëve të KPF-së në emër të ekzekutivit i pranishëm ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndërsa dokumentet financiare u prezantuan nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kurse informata rreth arsimit nga drejtoresha e DKA-së, Arta Ajeti

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …