Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë shpallur aktgjykimet për rastin ‘Badovci’, ku pesë persona akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Nw bazë të vendimit të Gjykatës: Besnik Latifi u dënua me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12 vjet, Milazim Haxhia me 10 vjet e tre muaj, Enis Latifi me 10 vjet si dhe Fehmi Musa me 4 vjet për dhënie të ndihmës. Ata, sipas aktakuzës, në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS. Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …