Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti reagon ashpër ndaj Ministrisë së Financave

Që nga data 18 korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunës së Vitisë për shkak të një fature totale prej 744 mijë eurove, e cila rrjedhë nga obligimet e kontratës kolektive (punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe zjarrfikësit), që për komunën e Vitisë është një shqetësim i madh dhe një shumë e pa përballueshme për buxhetin komunal. Andaj, shprehim shqetësim të thellë dhe kërkojmë gjetjen e zgjidhjes sa më parë nga Ministria e Financave për këtë çështje, sepse edhe po të bëhet anulimi i të gjitha projekteve të pa tenderuara, ne si komunë nuk mundemi ti mbulojmë as gjysmën e këtyre mjeteve. Po ashtu, kërkojmë nga ministria përkatëse që sa më parë, të na e lejoj qasjen në sistemin e pagesave të zyrtarëve financiarë, sepse një gjë e tillë është e pa drejtë dhe e ka bllokuar në tërësi punën dhe projektet që janë duke u zhvilluar e po ashtu edhe pagesat që duhet të bëhen në afat të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …