Në një ceremoni të veçantë, këshilltari amerikan Joe Duncan u dekorua me medaljen për shërbim të shquar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës. Gjatë misionit të tij si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, z. Duncan është dalluar veçanërisht për angazhimin e tij në hartimin e rregullores për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim. Ky dokument rregullon procesin e brendshëm të Ministrisë dhe FSK-së për përdorimin dhe shpërndarjen efektive dhe efikase të burimeve, duke siguruar përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor të Ministrisë. Në ceremoninë e dekorimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja ndaj stafit ushtarak pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për mbështetjen e vazhdueshme me këshilltarë dhe trajnime për stafin civil dhe ushtarak. Kjo mbështetje ka qenë thelbësore për ngritjen profesionale të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …