Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikja më e njohur me fakte dhe më e pasur me argumente reale, ka reaguar ndaj zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë për një sërë çështjesh që prekin qytetarët e Kosovës. Ajo, në një deklaratë publike, e ka pyetur zyrtaren e Vetëvendosjes për realizimin e premtimeve të bëra nga qeveria aktuale, përfshirë ndërtimin e çerdheve dhe banesave, uljen e çmimit të energjisë dhe produkteve bazë, përfundimin e projekteve rrugore, dhe për progresin në çështje të rëndësishme ndërkombëtare si anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe njohjet e reja diplomatike. Deputetja, Hykmete Bajrami ka kërkuar sqarime për rastet e korrupsionit të pretenduar dhe punësimet në institucionet publike. LDK-ja asnjëherë nuk është dikush që i shkruan tekstet apo i dikton reagimet, duke nënvizuar pavarësinë dhe integritetin e saj politik. Ky do të jetë reagimi im i fundit ndaj zonjës, Mihali, derisa të japë përgjigje për këto dhe shumë pyetje të tjera, ka përfunduar deputetja Hykmete Bajrami, duke kërkuar përgjigje të qarta dhe konkrete nga Qeveria-Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …