Gjykata e Speciale në Hagë, ka marrë pushim veror dhe ka pezulluar të gjitha seancat për një muaj. Avokatët dhe njohësit e sistemit të drejtësisë shprehin shqetësim për zvarritjet e shumta në procesin gjyqësor, në rastet e pretenduara penale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Avokati, Taulant Hodaj thekson se procedurat po zhvillohen shumë ngadalë dhe sugjeron që gjykimi i shkallës së parë mund të përfundojë vitin e ardhshëm nëse prokuroria dhe mbrojtja arrijnë marrëveshje për përshpejtimin e procedurave. Instituti i Kosovës për Drejtësi kritikon planifikimet jo të duhura të Prokurorisë së Speciales dhe mbrojtjes, duke theksuar se zvarritjet po dëmtojnë procesin. Astrit Kolaj nga IKD-ja paralajmëron se përshpejtimi i procesit nuk duhet të ndikojë në cilësinë e vendimeve gjyqësore. Seancat gjyqësore pritet të rifillojnë më 19 gusht.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …