Albulena Haxhiu: Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë do t'i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë në fund të shtatorit

Prokuroria Speciale e Kosovës, edhe sot merr në pyetje ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklarata të papërgjegjshme

Prokuroria Speciale e Kosovës, dje bëri të ditur se edhe sot do ta intervistojë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas Prokurorisë, intervistimi ipo bëhet lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv, në Kosovë më 2 korrik, dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës. “Me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim. Ajo ditë më parë kishte hedhur dyshime edhe rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili u raportua si i vrarë nga policia serbe të premten e kaluar në Loznicë. Albulena Haxhiu deklaroi, po ashtu, se arratisja e të burgosurve nga burgjet e Kosovës po bëhet me ndihmën e grupeve kriminale serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …