U mbajt dëgjimi buxhetor në Xërxë në ndërmarrjen “Eurofood”

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Kompaninë “Eurofood” me gratë të cilat punojnë me zell e përkushtim të vazhdueshëm, gra të cilat pos që janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë, ato po bëhen edhe model frymëzimi dhe suksesi në secilin vend. Kryetari Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi paraqiti lehtësirat të cilat janë krijuar në vazhdimësi për biznese serioze si kjo dhe më pas drejtori për buxhet dhe financa z.Afrim Limani paraqiti buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025. Kërkesat të cilat u parashtruan aty ishin: krijimi i vendeve të lira të punës në sektorin e shëndetësisë; të rriten lehtësirat e komunës ndaj kompanive siç është Eurofood-i. Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme. Grupi punues do t’i shqyrtojë dhe do t’i gjeni me arsyetime të sakta në Raportin final i cili do të publikohet në faqen zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …