Gjykata e Lartë rrëzoi Prokurorinë Përgjithshme për rishqyrtim lidhur me 21 Janarin

Pas rihapjes së dosjes së 21 janarit, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi

Pas rihapjes së dosjes së 21 janarit, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Kujtojmë që Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë në protestën e 21 janarit, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo ishte e shoqëruar nga xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika, ku të dy kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me dosjen e 21 janarit. Rajmonda Nika ishte ajo që fitoi betejën në Strasburg ku Gjykata Ndërkombëtare e konsideroi si vrasje shtetërore dhe u shpreh për mungesën e hetimeve në Shqipëri përgjatë këtyre viteve. Ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Prokuroria e Posaçme regjistroi më 16 Korrik procedimin penal për dosjen e 21 janarit, për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. SPAK thotë se ka vendosur “Përcaktimin e kompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke caktuar si prokurori kompetente Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …