Ramush Haradinaj: Situata e sigurisë në vend është përkeqësuar, dhe se për shkak të kësaj është e pashmangshme që të mos diskutohet kjo çështje. Madje, në përkeqësim të situatës ka ndikuar edhe qasja e Qeverisë Kurti me aleatët ndërkombëtarë, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tryezën e diskutimit për prioritetet në fushën e sigurisë, e cila është organizuar nga kjo parti. Ai ka deklaruar se angazhimi i Qeverisë për interesa të ngushta partiake ka arritur ta dëmtojë në masë të caktuar sistemin e sigurisë. Ndërkohë, ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës ka shumë sfida, por se ajo më e madhe ka qenë e 24 shtatorit e vitit të kaluar në Banjskë.
Ish-drejtori Sheremet Ahmeti ka folur edhe për paralajmërimet e zyrtarëve të lartë të shtetit se siguria në Kosovë po kërcënohet nga Serbia, duke thënë se kjo krijon frikë dhe shqetësim tek qytetarët e vendit.