Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar marrjen pyetje në objektin e Policisë së Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar marrjen pyetje në objektin e Policisë së Kosovës

Pas më shumë se dy orësh, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar intervistimin në objektin e Policisë së Kosovës. Zonja Haxhiu shtoi se edhe vetë Prokuroria Speciale po e pengon të bëjë punën e saj, pasi siç tha ajo për çdo deklaratë të saj, ky institucion po e autorizon policinë për ta marrë një deklaratë. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale jam intervistuar dje dhe sot në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që se kam thënë për herë të parë, pasi ka kohë që unë deklaruar asisoj, në RTV Dukagjini në një emision, që ndërlidhet me përpjekjet e prokurorëve apo sistemit të drejtësisë, prokurorit gjyqtarë për takime, favore dhe të tjera”. Rasti i dytë ka të bëjë me një reagim tim,  i cili vjen si një kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së radhës së Qeverisë së Serbisë, përmes zëdhënësit Ivica Daçiq, i cili tentoi që ngjarjen që ka ndodhur në Lloznicë, ta ndërlidhë me një sulm terrorist që kinse të përgatitur nga Republika e Kosovës.”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …