Propozohen projekte të ndryshme nga banorët e zonës së parë të qytetit të Ferizajt

Komuna e Ferizajt, përmes projektit “Kontrata Sociale” në bashkëpunim me USAID-in Amerikan organizoi takimin  publik, buxhetimi me pjesëmarrje për vitin 2024. Ky proces është mbajtur me banorët e zonës së parë të qytetit. Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku me bashkëpunëtoret e saj. Në këtë takim kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë dhënë edhe idetë dhe propozimet e tyre për projektin që pritet të investohet nga komuna e Ferizajt.

Propozimet që u dhanë ishin:

– Të bëhet rregullimi i oborrit të shkollës “Afrim Abazi”

– Blerja e pajisjeve për zhvillimin e sowtverit  në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”

– Vendosja e shportave të mbeturinave në tërë zonën e parë të qytetit

– Mbjellja e drunjve në rrugën “Brahim Ademi” dhe rrugën “Epopeja e Jezercit”

U bë e ditur se Komuna e Ferizajt, ka ndarë 120 mijë euro për realizimin e tri projekteve në zonën e parë të qytetit, në fshatin Greme si dhe në fshatin Komogllave. Nesër duke filluar nga ora 18:00 në shkollën “Jeta e Re” në Greme do të bëhet votimi i projekteve të propozuara, ndërsa nga ora 19:30 edhe në fshatin Komogllave do të votohen projektet nga ana e banorëve.

May be an image of 16 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …