Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, në një intervistë për CNN, ka deklaruar se problemet në Ukrainë mund të reflektohen edhe në Ballkan. Clark theksoi se Serbia është dora e zgjatur e Rusisë në Ballkan, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të ndjekë modelin e presidentit rus, Vladimir Putin, në një moment të përshtatshëm. Ai tha se Vuçiq luan me dy anët, Perëndimin dhe Rusinë, por kur të vijë koha, do të veprojë sipas interesave të Rusisë. Gazetarja ukrainase, Marina Loseva, ka thënë se probabiliteti i një sulmi të tillë nga Serbia është pothuajse zero. Ajo theksoi se Serbia nuk ka partnerë të fortë që janë të gatshëm ta mbrojnë atë në një konfrontim ushtarak dhe se paqja në Kosovë është e garantuar nga NATO.