leoni

Binak Maxharraj: BE dëshmon dyfytyrësinë e saj ndaj Kosovës me marrëveshjen e Litiumit me Serbinë

Profesori dhe analisti Binak Maxharraj ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, lidhur me  nxjerrjen e litiumit. Maxharraj vuri në dukje se kancelari gjerman, Olaf Scholz, nënshkroi një memorandum me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për partneritet strategjik në minierën më të madhe të litiumit në Evropë, e cila ka sjellë një produkt bruto prej mbi 75 miliardë dollarësh për Serbinë në vitin 2023. Maxharraj e cilësoi këtë marrëveshje si një akt dyfytyrësie nga BE-ja, që favorizon interesat ekonomike të Serbisë në kurriz të Kosovës. Ai theksoi se ky veprim tregon se BE-ja e vlerëson më shumë Serbinë sesa Kosovën, pavarësisht historisë së dhunës dhe agresionit të Serbisë ndaj popujve të vegjël të Ballkanit, përfshirë shqiptarët. “Kjo marrëveshje është dëshmi e dyfytyrësisë së BE-së ndaj Kosovës, duke favorizuar Serbinë çetniko-neofashiste,” tha Maxharraj.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …