Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar qeverinë-Kurti se nën moton “Krejt dhe Drejt,” ka fundosur të ardhmen e vendit. Deklarata e saj erdhi pas edicionit të lajmeve të RTK-së, ku u pretendua, duke u cituar një medium serb, se dy portale kosovare janë të financuara nga Serbia. Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u bënë përpjekje të linçohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën. Ky shtet po rrëshqet drejt autokracisë, e me çdo kusht po tenton rrënimin e demokracisë! Por, kot e kanë, dielli me shoshë nuk mbulohet. Nuk do të ndalemi duke dëshmuar çdo ditë shkatërrimin e degradimin që po ia bëni vendit çdo ditë, deklaroi, Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …