Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar vendimin e Këshillit Evropian për heqjen e vizave serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd. Hoxhaj e cilësoi këtë vendim si më të dëmshmin që nga shpallja e pavarësisë, për sovranitetit e dyfishtë për Kosovën. Vendimi për t’i njohur pasaportat e strukturave ilegale të shtetit serb brenda Kosovës është vetëm hallka e fundit e zinxhirit të gabuar që ka marrë Albin Kurti në këto vite qeverisje. Ai theksoi se ky vendim është një ndëshkim nga Bashkimi Evropian ndaj politikave të Qeverisë Kurti. Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Hoxhaj theksoi rëndësinë e komunikimit dhe urgjencën e integrimit të komunitetit serb në veri. Ai argumentoi se çështja e veriut është përdorur politikisht për të mbajtur në pushtet Albin Kurtin në Kosovë dhe Aleksandar Vuçiqin në Serbi. Enver Hoxhaj shprehu dyshime mbi vullnetin politik të BE-së për zgjerim, duke thënë se politika e zgjerimit ekziston më shumë si kërkesë burokratike sesa një angazhim i vërtetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …