Drejtori i FBI-së, Kristofer Wrej ka dëshmuar gjatë një seancë në Kongres, lidhur me atentatin ndaj ish-kryetarit, Donald Trump

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka dëshmuar gjatë një seancë në Kongres, lidhur me atentatin ndaj ish-kryetarit, Donald Trump

Drejtori i FBI-së, Kristofer Wrej ka dëshmuar në një seancë në Kongres mbi hetimin e byrosë lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ligjvënësit pritet t’i kërkojnë atij detaje të reja mbi motivin dhe të kaluarën e autorit të sulmit. Seanca në Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve është hera e parë që zoti Wray flet në detaje mbi ngjarjen, ndërsa agjentët vazhdojnë të kryejnë hetime mbi 20-vjeçarin Thomas Matju Cruks. Atentati ishte përpjekja më e rëndë për të vrarë një president apo kandidat presidencial në Shtetet e Bashkuara, që kur u sulmua presidenti Ronald Reagan në vitin 1981. Seanca ishte planifikuar shumë përpara sulmit ndaj ish-Presidentit Trump më 13 korrik, në kuadër të mbikëqyrjes rutinë mbi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë nga Komisioni, por pyetjet rreth atentatit po dominojnë. Megjithëse FBI nuk është vënë në shënjestër me të njëjtin intensitet sa Shërbimi Sekret lidhur me dështimet e masave të sigurisë për mbrojtjen e ish-Presidentit Trump, ligjvënësit ka të ngjarë të bëjnë pyetje të shumta lidhur me vlerësimin e FBI-së se Cruks nuk la pas ndonjë motiv të dukshëm ideologjik për veprimet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …