Rusia po e fuqizon “Bashkimin e Shteteve Ortodokse” të Ballkanit për t’ ia kundërvënë NATO-s

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ngritur alarmin e kuq lidhur me sulmi rus kundër vendeve të NATO-s, që besohet se do të jetë shumë afër

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ngritur alarmin e kuq. Sulmi rus kundër vendeve të NATO-s besohet se do të jetë shumë afër. Kështu theksojnë burime konfidenciale për Agjencinë e Lajmeve Reuters. Planifikuesit e aleancës veriatlantike ndodhen në një situatë të vështirë pasi NATO ka disa mangësi përballë Rusisë. Një burim nga NATO për Reuters, bën me dije se një pushtim i plotë rus nuk është thjesht hipotezë. “Evropa do të duhet të përgatitet të “zhveshë dhëmbët” dhe të lëvizë trupat e gatshme deri në vijën e frontit të mundshëm në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme, si një pengesë, por gjithashtu të fillojë betejën menjëherë nëse tensionet kthehen në luftë”, tha një zyrtar i NATO-s për Reuters. Një tjetër burim ushtarak flet për një skenar më të frikshëm për Europën. Retuers thekson se forcat ruse mund të synojnë bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, ose portet e Detit të Veriut, përmes të cilave forcat e NATO-s do të duhej të zhvendoseshin në Poloni.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …