Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara publikoi DEKLARATËN “Mungesa e vullnetit për dialog e kompromis të hapur politik, qasje e papranueshme dhe tërësisht e dëmshme për ndërmarrjen e reformave jetike në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të një demokracie funksionale në vend”. Në Deklaratë, vërehet se me përfundimin e Sesionit aktual të Kuvendit të Shqipërisë, duket se sërish klasa politike po shkon drejt dështimit të një amendimi të thelluar të kuadrit ligjor për zgjedhjet, në shkelje të hapur të angazhimeve të marra në vijimësi, e në veçanti përgjatë Legjislaturës aktuale të Kuvendit. Me sa është bërë me dije publikisht, pritet që Grupi i Dialogut t’i paraqesë Kuvendit një projektligj të dakordësuar për të adresuar dy nga tri vendimet e detyrueshme për zbatim të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ky amendim minimalist dhe që është një detyrim imperativ i Kuvendit të Shqipërisë, po trumbetohet në mënyrë retorike si një marrëveshje dhe arritje politike për reformën zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …