U mbajt dëgjimi buxhetor në Ratkoc- te parku në qendër

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Ratkoc, me banorët e fshatrave: RATKOC, MALËSI E VOGËL, DEJNË, VRAJAKË, BRATOTIN, GEXHË dhe banorët e tjerë. Dëgjimin e moderoi zyrtari i financave pranë Drejtorisë së Shëndetësisë, z. Ardian Rama. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025. Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€. Kërkesat që u parashtruan ishin 8 sosh:  Papunësia e rinisë dhe mundësia e rritjes së investimit në bujqësi; Instalimi i kamerave në fshatra, të emelinohen mbeturinat dhe mbetjet shtazore; K.R.U Gjakova gjatë sanimit ta kthejë punën në gjendjen e mëparshme; Sistemi i ujitjes të fillojë në muajin mars; Subvencionimi i qumështarëve – pika grumbulluese; Të bëhet një urë afër hekurudhës, Radostë-Ratkoc; Kubëzimi i rrugëve në fshatin Gexhë, si dhe pastrimi i kanalit të ujërave të zeza; Problemet me ujë të pijes në Vrajakë, si dhe të bëhet rregullimi i rrugëve dhe kubëzimi i trotuareve. Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme. Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …