Kryetari Kastrati priti në takim rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, me bashkëpunëtorë. Kryetari Kastrati dhe rektori Alishani kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës dhe Universitetit “Ukshin Hoti”, ku edhe kanë rënë dakord për marrjen e hapave të duhur për një Memorandum të Bashkëpunimit, që do të ishte në interes të sektorit të arsimit, në veçanti të përkrahjes së studentëve nga komuna e Malishevës që vijojnë studimet në këtë Universitet. Po ashtu, kryetari Kastrati është shprehur i gatshëm që të jetë përkrahës qoftë edhe si bashkorganizator i Shkollës Verore Ndërkombëtare, ku këtë vit do të mbahet edicioni i tretë, nga 31 korrik deri më 9 gusht në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet diskutimi publik me qytetarët e Vitisë për planifikimin e buxhetit 2025-2027

Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim …