leoni

U mbajt sot takimi i Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje

Komuna e Ferizajt bashkë me OSBE-në, ishin organizatore të takimit që u mbajt sot të Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje. Kjo strukturë ku përfaqësohen institucione të ndryshme si Policia, Gjykata, Prokuroria Themelore, Qendra për Punë Sociale, Strehimorja, institucione shëndetësore e të tjera mbajti takimin me qëllim ristrukturimi dhe funksionalizimi me kapacitet të plotë, në krye të së cilës u zgjodh Nënkryetari i Komunës, z. Lulzim Aliu gjersa zëvendës i tij, u zgjodh drejtorja e QPS-së, Adelina Rexhepi Braha. Në këtë takim, Nënkryetari Aliu shpjegoi objektivat e punës në këtë strukturë, gjersa u kërkua angazhimi më i shtuar i anëtarëve të Mekanizmit, në kontributin e tyre në dobi të luftës ndaj këtij fenomeni negativ të shoqërisë. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së, Igli Totozani i cili vuri theksin mbi rëndësinë që ka ky mekanizëm dhe koordinimi ndërinstitucional në luftë fenomenit të dhunës në familje. Nga të pranishmit u dhanë ide e propozime të ndryshme mbi funksionimin dhe temat e punës së Mekanizmit, të cilat do të detajohen në Planin e Veprimit për këtë strukturë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …