Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë një deklaratë tronditëse lidhur me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas Ramadanit, në fillim të korrikut, Sveçla është sulmuar me armë gjatë një qëndrimi në Ujman. Ramadani pretendon se sulmi ndodhi teksa Sveçla ishte në një barkë së bashku me disa policë. Është e konfirmuar – le të dalë ministri i Brendshëm dhe ta demantojë – në fillim të korrikut e kanë gjuajtur në Ujman, e kanë gjuajtur me kallashnikov dhe ka ikur. Bile po bëjnë shaka, po thonë në Kukës ka shkuar. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjuajtur me kallashnikov dhe janë larguar, tha Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …