Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, veçanërisht kryeministrin Albin Kurti dhe Donika Shvarcin, lidhur me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga autoritetet serbe për qytetarët serbë të Kosovës. Çitaku e cilësoi këtë vendim si një prapakthim të madh për sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se kjo është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Kemi ardhur në këtë pikë si rezultat i një qasje tërësisht të papërgjegjshme, aventureske, naive të binomit Kurti-Gërvalla. Kryeministri ka shpërfillur aleatët kryesorë. Vlora Çitaku theksoi se vendimi për liberalizimin e vizave për pasaportat serbe është legjitimim i strukturave paralele serbe që operojnë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …