Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Sulmi kundër mediave të pavarura është i rrezikshëm për demokracinë

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me  sulmet e fundit kundër mediave, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për demokracinë. Situata përkeqësohet kur RTK, shpërndan informacione të pa verifikuara. Ata që janë të veshur me pushtetin ekzekutiv, për shkak të fuqisë së madhe që kanë, do të duhej të jenë më të kujdesshmit në një shoqëri se çfarë gjuhe përdorin kundër kundërshtarëve politik, gazetarëve, shoqërisë civile dhe biznesmenëve. Kur këta persona vendosen në vijën e parë të sulmit të kundërshtarëve politik, e sidomos mediave, siç është rasti këto ditë me sulmin ndaj Nacionales dhe Periskopit, bazuar në një raport të një portali nga Bosnja dhe Hercegovina, e fatkeqësisht të shpërndarë pa asnjë verifikim nga transmetuesi publik RTK, atëherë kjo shndërrohet e rrezikshme për demokracinë, ka shkruar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …