Komuna e Rahovecit ka organizuar disa aktivitete për muajin e mërgimtarëve

“Qytetarë të nderuar, të rinj dhe të reja e diasporë e dashur, në vazhdën e aktiviteteve për muajin e mërgimtarëve, do të organizohen mbrëmje muzikore në qytet dhe vendbanime të tjera në komunën tonë, me DJ dhe grupe muzikore të ndryshme. Andaj, ju ftojmë që të merrni pjesë e të argëtohemi së bashku me familjarët tanë, të cilët këto ditë gjenden me pushime në vendlindje. Në bashkëpunim me bizneset, do të organizohen mbrëmje muzikore në rrugën “Xhevat Kasapi”, sipas këtij kalendari dhe orari: 25 korrik 2024, 28 korrik 2024, 01 gusht 2024, 03 gusht 2024, 06 gusht 2024, 08 gusht 2024, 10 gusht 2024, 13 gusht 2024, 15 gusht 2024. Të gjitha mbrëmjet muzikore fillojnë në ora 20:00” ka njoftuar Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …