Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim për kombin. vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale e këtij viti e paraqiti si një çështje për të shpëtuar demokracinë dhe për t’ia kaluar pishtarin një brezi të ri. Bideni në fjalimin e tij e pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale për atë që ai e sheh si një të mirë më të madhe. Kam respekt për këtë zyrë. Por unë e dua vendin tim më shumë ..Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik, dhe e cila është më e rëndësishme se çdo titull. Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan”, ka shtuar, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …