Anëtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar publikisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për tallje tme Prokurorinë Speciale. Në postimin e tij, Gruda e ka pyetur ministren nëse e kupton rolin e saj dhe detyrën e ndërtimit të besimit në institucionet e drejtësisë. Ajo duhet të fokusohet në ndërtimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe jo të krijojë mosbesim duke bërë deklarata cinike. Ai ka ngritur disa pyetje thelbësore për ministren Haxhiu. Gruda gjithashtu ka theksuar rëndësinë e trajtimit të çështjes së Astrit Deharit, duke pyetur kur do të sjellë drejtësi për këtë rast dhe ta mbyllë këtë kapitull të dhimbshëm. Ai ka theksuar se kjo është një çështje me të cilën ministrja dhe qeveria e saj kanë abuzuar për një kohë të gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …