Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Deputeti Hisen Berisha kritikon sistemin e drejtësisë dhe të burgjeve në Kosovë pas rastit të Faton Hajrizit

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar  ndaj rastit të Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe më pas  është vrarë në Serbi. Berisha theksoi se sistemi i burgjeve dhe ai i drejtësisë në Kosovë kanë dështuar, duke shndërruar një të mitur në kriminel. Mësimet e para duhet të nxirren nga arrestimi i tij dhe funksionimi i sistemit të burgjeve në Kosovë. Një fëmijë që mund ta ketë kryer një vrasje, por që ishte i mitur, është shndërruar në kriminel nga sistemi ynë i drejtësisë, tha Berisha. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë falje zyrtare nëse një person i arratisur nga burgu kryen një akt kriminal në një shtet tjetër. Ai gjithashtu kërkoi hetime ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrit Albin Kurti, për qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rast, përfundoi Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …