Frashër Krasniqi

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të arritjeve gjatë mandatit të tij

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të arritjeve gjatë mandatit të tij. Qeveria e Kurtit ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj, përfshirë ndërtimin e mbi 100 çerdheve për fëmijë dhe shtimin e 400 inspektorëve të punës për përmirësimin e kushteve në sektorin privat. Krejt çka ka bërë për banesat për çiftet, është kalimi i një projektligji. Për 2 mijë çifte të reja s’ka arritur t’i rehatojë me banesa të reja për katër vjet, tha Krasniqi. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Kurti për përdorimin e situatës në veri të Kosovës për të kamufluar dështimet në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe luftimin e korrupsionit në qeveri. Qeveria Kurti e ka kuptuar se nuk i duhet të bëjë as banesa e as ta ndalë korrupsionin, por krejt çka i duhet është që të bëjë filma në veri,  tha Frashër Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …