Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me Rininë e kësaj partie dhe të rinjtë nga diaspora, kanë vizituar ish-bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër Kosovë. Gjatë vizitës në bazën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc të Skënderajt, Reçica theksoi rëndësinë e lavdisë së përjetshme të luftës së UÇK-së. “Lavdia e luftës së UÇK-së është e përjetshme. Historia është shkruar nga njerëzit më të devotshëm të atdheut për t’u mos u rishkruar kurrë më,” deklaroi Reçica. Vizita synonte të nderonte dhe kujtonte sakrificat dhe kontributin e ushtarëve të UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …