Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, ka miratuar vendimet për qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare të Butrintit dhe Berat-Gjirokastrës. Lajmin e bëri të ditur ministri për Kulturën, Blendi Gonxhja.  Vendimet e miratuara nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore janë një konfirmim i përpjekjeve tona dhe një inkurajim për punën e mëtejshme. Ai theksoi se projektvendimi për Rajonin e Liqenit të Ohrit do të diskutohet në sesionin e vitit të ardhshëm. Ministri gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e vlerësimeve pozitive dhe bashkëpunimit të suksesshëm me Qendrën e Trashëgimisë Botërore, duke shtuar se 90% e pikave përmbajtësore të vendimit për Butrintin janë mirëpritur dhe mbështetur nga shteti shqiptar. Vendimet e sotme janë një inkurajim dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit,” përfundoi ministri Blendi Gonxhja.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …