leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbajti një takim me bashkatdhetarët, me ç’ rast janë diskutuar prioritetet për Mërgatën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët me ç’ rast janë diskutuar prioritetet për Mërgatën që do të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2029. Gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë dhe përmirësimin e shërbimeve në vendet ku jetojnë,” tha Haradinaj. Në takim janë miratuar qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2029, duke  përfshirë forcimin e pozitës vendimmarrëse të diasporës në Kosovë, krijimin e lehtësirave fiskale dhe doganore për investime kapitale nga diaspora, rritjen e aktiviteteve arsimore e kulturore në diasporë dhe hartimin e Ligjit për Diasporën. Aleanca gjatë tërë sezonit verore, do të vazhdojë të mbajë  takime dhe aktivitete të ndryshme me bashkatdhetarët që këto ditë i kanë arritur në Kosovë dhe kanë sjellë një energji të re në vend, ka thënë mes tjerash, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …