Të kritikosh e të shkruash si gazetar kundër AAK-së, PDK-së LDK-së, ose eventualisht kundër krerëve të UÇK-së e veteranëve, je gazetar që ia do të mirën vendit, po të shprehesh apo ta kritikosh Albin Kurtin, Dejona Mihalisin e Vetëvendosjen, je me Serbinë, madje edhe i paguar nga ajo.
Kjo është mendësia totalitare, njëdimensionale ‘lindoriste’ të cilën e kanë instaluar dhe e kanë ngulitur në trurin e tufave e grigjave lukuniste të vetëvendosistëve krerët e kryeneshat e saj në krye me më kreun, Kurti Albin e Company
Sipas kësaj mendësie të ‘lindorit shqiptar’, po edukohet një taraf sulmuesish militantë, të cilët kanë krijuar një platformë vepruese ndër-komunikuese e cila shan kundërshtarët, i fyen, i nënçmon dhe i poshtëron sipas motos, haja qenit, pija qenit tash i bimë karadyzenit, një fabrikat i një origjine lindoriste bizantine, sikur e ka zbuluar me gjenialitet filozofi shqiptar, Kristë Maloku.
Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet.
A ka turp më të madh sesa të betohesh për të mos i përmendur kurrë emrat e çlirimtarëve që po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale, dhe për të injoruar krejt të kaluarën e tyre atdhetare, por të përmendësh hiq pa zor e madje edhe me lehtësi, sllobodanët oriverët, (me pietet), vuqiqët e drashkoviqet, sa herë që flitet për të kaluarën.
Dikujt që është mësuar ta hajë turpin me lugë, kjo nuk i bën fare përshtypje…
Atyre që kanë ndjenja njerëzie, atyre që vlerësojnë realitetin e jo gënjeshtrën, të mirën e jo të keqën, atyre që vlerësojnë çlirimtarët dh jo mercenarët, ky qëndrim bastard u lë përshtypje të hidhur, por mjerisht shumicës së vetëvendosistëve, jo vetëm që nuk u nën përshtypje të keqe injorimi që u bën çlirimtarëve trojka, kurti-osmani-konjufca, por i mbështesin edhe më shumë, pikërisht për këtë qëndrim përbuzës, fyes. inatzi, urrejtës deri atje ku mbaron kuptimi i kësaj fjale.
A ka në Vetëvendosje ndonjë të burgosur politik, apo ndonjë ish luftëtar të UÇK-së, që del hapur dhe thotë se nuk pajtohet me këtë qëndrim fyes, injorues, të poshtër e bastard të trojkës pushtetare, kurti-osmani-konjufca për krerët e luftës, HASHIM THAÇI, KADRI VESELI E JAKUP KRASNIQI?
Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nënë, besën e nderin e trupin e vet; vetëm e për vetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë.
Kjo është prejardhja titiste e rankoviçiste që është lidhur si mishi me thoin me Kurtin e Vetëvendosjen. A ka turp më të madh sesa të poshtërosh luftën çlirimtare, gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, dhe të thuash ‘ma mirë u kanë me pas ble mercenarë e me shliru venin sesa me pagu pare për kta që po u thonë veterana. Dhe ky njeri me bindje të tilla nuk është veç një arrogant E PISHPIRIK më shumë nga mesi i pishpirikëve të vetëvendosjes, por ministër i Financave i Qeverisë-Kurti.
Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë…
Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc kishte treguar në emisionin Info Box në Radio Televizionin Dukagjini, se ka dosje të tëra që i ka mbledhur dhe i ka dërguar në Gjykatën Speciale, e cila akuzon strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Kjo intervistë e ministres Gërvalla është rikthyer në kujtesë, pas statusit skandaloz për ditën e çlirimit të Kosovës, ku nuk ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as dëshmorët e rënë për liri. “Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj”, shkruan Gërvalla, derisa në asnjë fjali të statusit të saj nuk përmend UÇK-në.
Por, siç kishte treguar edhe vetë në emisionin InfoBox ajo është e interesuar ta përmend UÇK-në në një tjetër dimension. “Unë kam dëshmi madje me shkrim, në zarfe të mbyllura të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme. I kam personalisht në shtëpinë time në Bon”, tregon ajo. E pyetur sa a i ka dërguar diku, Gërvalla ishte përgjigjur, “unë jam juristë me profesion, i kam dërguar aty ku unë e kam parë të arsyeshme që duheshin dërguar”. “Në institucionet e Kosovës, apo diku tjetër?”, pyet prapë gazetari. “Jo, diku tjetër”. Gërvalla-shverc tregon më pas se po flet për Gjykatën Speciale dhe është prokuroria e saj, vendi ku ka dërguar dosje kundër udhëheqësve të UÇK-së. Sot ministre, ajo vazhdon të refuzojë që ta njoh UÇK-në si forca çliruese e luftës së fundit.
Paradoksale është se i takon një partie që thirrej në vlerat e luftës së të njëjtës ushtri gjatë fushatës elektorale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com Në këtë biografi, Gërvalla thotë se në qershorin e vitit 1999 ka vizituar për herë të parë Kosovën./Periskopi
(Nga albanianpost 12 Qershor 2022 / 22:18)
Kabineti i ministrit të Kulturës, Hajrulla Ceku, vite më parë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. Ministri Ceku, në fjalën e tij u shpreh se këtë herë çmimet për tetarët po ndahen me pak vonesë me qëllimin që gjithçka të jetë profesionale dhe të realizohet në mënyrën më të mirë. Nuk kemi dashur që këtë punë ta kryejmë sa për sy e faqe, por ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Juria profesionale kishte vendosur që çmimi për vepër jetësore t’i ndahet aktorit Enver Petrovci.
https://gazetablic.com/enver-petrovci-nderohet-me-cmimin-per-veper-jetesore/
Në një intervistë me gazetaren e NINit, Tamara Spajiq, Enver Petrovci ka deklaruar se Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë për Millosheviqin. Për shkak të kësaj, unë e vlerësova Millosheviqin dhe vura foton e tij. Të betohem, unë gjithmonë e mbajta foton e tij, dhe gruaja gjithmonë e hiqte atë. E vura dhe ajo e hoqi… Më mirë kemi jetuar në kohën e Millosdheviqit, sesa tani në kohën e Thaçit…Përkrahja morale, mbështetja financiare e Qeverisë-Kurti për Enver Petrovcin nuk është diçka e papritur, por në radhë të parë është pajtim me qëndrimet e tij, dhe kjo flet shumë, po aq shumë sa edhe deklarata e Albin Kurit për shqiptar-vrasësin, Oliver Ivanoviq.
Kanë kaluar tri vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori Enver Petrovci mori çmimin për “Vepër Jetësore”, nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, pikërisht sepse tri vjet më parë Petrovci kishte thënë se më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit sesa tani nën Hashim Thaçin. Asokohe, në reagimin e Radios-Kosova e Lirë, veç tjerash ishte botuar edhe intervista që Petrovci i kishte dhënë, gazetares së NIN-it, Tamara Spaiq.
Opinioni skandaloz, i Mehmet Krajës i botuar në disa medie, në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i mbushur plot me akuza për ish-kryetarin Hashim Thaçi, dhe kundër UÇK-së në përgjithësi ka detyruar ASHAK-un që të mblidhet me urgjencë. Pas publikimit në Demokracia.com se akademikët Hivzi Islami, Isa Mustafa, Anton Berishaj, Arsim Bajrami, Muhamedin Kullashi kishin kërkuar që kjo “analizë” të mos botohej në emër të Akademisë, por që Kraja ta botonte në emrin e tij personal, mediumi ka kontaktuar me disa prej tyre, por ata nuk kanë dashur që të prononcohen.
Albin Kurti e ka ditur dhe e di por e ka “zemlak” e pse jo edhe këshilltar besnik, andaj nuk ia turbullon ujin. Drugarët e tij në Akadaemi nuk e kanë ditur dhe nuk besoj se do të reagojnë, pasi vetëm pak prej tyre dallojnë nga Mehmet Kraja, sepse i përkasin të njëjtës shkollë ideologjike, titiste, sepse Akademia, veç tjerash ka të shpallur Anëtar Nderi Josip Broz Titon dhe kurrë nuk është distancuar nga ai akt antikombëtar, as pas luftës, nga e cila, akademcat dhe akademikët kanë dalë po iu munguar asnjë qime, sepse disa prej tyre kishin lidhje të thella dhe të hershme me Serbinë, që nga gjyshërit e stërgjyshërit, baballarët dhe ata vetë. Mehmet Kraja, gjatë qëndrimit në zyrën e LDK-së, në Tiranë, në vitet 9o-të me disa si vetë e me Jusuf Buxhovin kanë bashkëpunuar me KOS-in serb dhe kanë denoncuar Adem Jasharin, Zahir Pajazinit, Sali Çekun e sa e sa të tjerë, gjatë kohës kur ata po stërviteshin ushtarakisht në Shqipëri.
Për fund përkufizimi që i ka bërë lindorit shqiptar, filozofi, Kristë Maloku:
Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori është kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ata ujqit, që shkojnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar është Atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesi.
Shqiptarë e politikanë të tillë dyfytyrësh ka edhe në partitë e tjera, por logjikisht ka më shumë aty ku ata janë në shumicë numerike.
Ahmet Qeriqi
- 7. 2024
Prishtinë